Presidenti i Autoritetit Turk të Konkurrencës, Prof. Dr. Ömer Torlak, dhe Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Prof. Dr. Juliana Latifi, nënshkruan më 18 shtator 2018 një memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës së konkurrencës. Dokument
AK është përfitues i një projekti IPA II Twinning me titull “Further Strengthening the Competition Authority’s capacities to protect the free and effective competition in the market”, që synon të forcojë kapacitetet institucionale. Projekti pritet të fillojë implementim gjatë 2018.
TAIEX është instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit të Komisionit Evropian. Ky instrument ofron ekspertizën e duhur për të trajtuar çështjet në një afat të shkurtër duke bashkëpunuar me AK nëpërmjet tri mënyrave: Workshop-eve, Misionet e ekspertëve dhe Vizitave studimore. TAIEX mbështet administratat publike në lidhje me
Autoriteti i Konkurrencës (AK), si pjesë aktive e Sofia Competition Forum, merr pjesë çdo vit në forumin e organizuar prej tyre, si edhe është shpesh pjesë e buletinit që botojnë ata nëpërmjet artikujve të ndryshëm.
AK angazhohet në mënyrë të vazhdueshme në aktivitetet e organizuar nga SEETO, duke qenë pjesë e paneleve të takimeve të grupeve të punës, duke trajtuar konkretisht aspekte të konkurrencës në lidhje me sektorin e transportit në Shqipëri.
AK, vijon kooperimin me Sekretariatin e Energjisë nëpërmjet shkëmbimit të eksperiencave për tregun e energjisë në Shqipëri. AK, ka raportuar rregullisht pranë ECS, në lidhje me rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Konkurrencës për tregun e Energjisë Elektrike dhe Tregun e Gazit Natyror në Shqipëri.
AK bashkëpunon me OECD duke përdorur praktikat më të mira të metodologjive gjatë punës së përditshme. AK merr pjesë në aktivitetet e përvitshme të OECD, si: konferenca, forume dhe seminare duke paraqitur përvojën shqiptare. Gjithashtu AK raporton për Raportin e OECD “Competitiveness in South-East Europe: A Policy Outlook”