Fjala e Kryetarit të Autoritetit të Konkurrencës

Të nderuar qytetarë, biznese dhe partnerë,

Autoriteti i Konkurrencës ka një mision të qartë: të mbrojë dhe të promovojë konkurrencën e ndershme në treg, në mënyrë që konsumatorët të përfitojnë nga çmime të drejta, cilësi e lartë dhe zgjedhje më të gjera. Ne besojmë se një treg i hapur dhe i ndershëm është themeli i zhvillimit ekonomik dhe i inovacionit.

Përmes hetimeve të pavarura, analizave të thelluara dhe bashkëpunimit me institucionet vendase dhe ndërkombëtare, ne sigurohemi që rregullat e lojës të respektohen nga të gjithë. Detyra jonë nuk është vetëm të zbatojmë ligjin, por edhe të ndërgjegjësojmë publikun dhe bizneset mbi rëndësinë e konkurrencës së shëndetshme.

Autoriteti i Konkurrencës është i përkushtuar të veprojë me transparencë, integritet dhe profesionalizëm. Çdo vendim që marrim bazohet në prova dhe analiza objektive, gjithmonë në interes të qytetarëve dhe zhvillimit të vendit.

Ju ftoj të bashkëpunoni me ne, të ndani shqetësimet dhe sugjerimet tuaja, dhe të kontribuoni së bashku për një ekonomi të drejtë dhe të qëndrueshme.

Me respekt,
Denar Biba
Kryetar
Autoriteti i Konkurrencës

Feature Box Image

Edukimi

Mban gradën shkencore “Dr.” 2017
Ne shkencat juridike, në fushën e së drejtës publike e kushtetuese
Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës (GR), 2000
Master në “Studime të Evropës Juglindore”
Universiteti i Tiranës, 1999
Fakulteti i Drejtësisë
Feature Box Image

Karriera

2021 - vazhdim: Kryetar i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës
Vendimi nr. 87/2021 datë 9.12.2021 i Kuvendit të Republikës së Shqipëris
2017-2020: Zëvendëskryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
2018-2019: Ekspert
Shkolla e Magjistraturës
2016-2017: Kryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
2015-2016: Zëvendëskryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
2013-2014: Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Komisioni i Prokurimit Publik
2012-2013: Zëvendëskryetar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
2011-2012: Ndihmës Ligjor
Gjykata e Lartë
2009: Stazhier
Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg të Francës
2005-2010: Këshilltar Juridik i trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese
Gjykata Kushtetuese
2002-2005: Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun
Gjykata Kushtetuese
2003 - 2020: Lektor i të drejtës kushtetuesë
Universitetet jopublike “Luarasi”, “Universiteti Europian i Tiranës”, dhe “Illyria”,
2001-2002: Shef i Sektorit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare dhe Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë
Pranë Ministrisë së Drejtësisë
2001 - 2004: Lektor
Fakulteti i Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës
Specialist në Drejtorinë e Organizimit Gjyqësor
Fillimet e tij kanë nisur pranë Ministrisë së Drejtësisë

 Në karrierën e tij profesionale, Z. Biba ka ushtruar funksionin e zyrtarit ndërlidhës të Gjykatës Kushtetuese të RSH me Komisionin e Venecias, si dhe ka përfaqësuar këtë institucion në grupin task-forcë të qeverisë shqiptare në procedurat dhe negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE.

Ai ka gjithashtu eksperiencë si ekspert i pavaruar në fushën e draftimit të akteve ligjore, ku ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve ndërkombëtarë për hartimin e legjislacionit për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.

Ka përfaqësuar Ministrinë e Drejtësisë në grupe të ndryshme të punës për ratifikime të rëndësishme legjislative në Shqipëri dhe po ashtu, Republikën e Shqipërisë në Mekanizmin e Moskës. Z.Biba ka kontribuar gjerësisht në fushën e jurisprudencës shqiptare me publikimin e librave, studimeve, artikujve shkencorë e publicistikë, si dhe ka qënë pjësëmarrës në shumë trajnime ndërkombëtare.